Politike

Ilir Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Pas rasteve të shumta të denoncimeve të krimeve zgjedhore, të shumta kanë qenë edhe rastet e kërcënimeve apo dhunës ndaj denoncuesëve të krimit zgjedhor.

Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dal me një deklaratë ku thekson se duhet të mbrohen personat të cilët denoncojnë krime zgjedhore.

Postimi i plotë:

Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱

Bashkëngjitur me këtë denoncim:

Andi Turhanaj kandidat për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Myslim Murrizi në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit.

Shkak për këtë është bërë një kërcenim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes se manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje.

Ai ka deklaruar se 2 ditë me parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur pranë shtëpisë së tij. Sipas Turhanajt shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat për partine që ai përfaqësoi në zgjedhjet e 25 prillit. Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button