Aktualitet

Jepet masa pë Koço Buzon, gjykata e Elbasanit merr vendim për 58-vjeçarin që ekzekutoi me gjakftohtësi bashkëshorten

Avokati i autorit, Bajram Kllogjeri, e ka pranuar masën e sigurisë të caktuar nga togat e zeza dhe e ka cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit e ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili disa ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij, Liljana Buzo.

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Sipas të dhënave krimi ka qenë i parashikuar, pasi një natë para vrasjes ai e kishte paralajmëruar atë të mos bënte kërkesë për urdhër mbrojtje.

Avokati i autorit, Bajram Kllogjeri, e ka pranuar masën e sigurisë të caktuar nga togat e zeza dhe e ka cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.

Koço Buzo, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në derën e gjykatës e kishte paralajmëruar këtë të fundit, Liljanën që të mos shkonte në sallë.

Mësohet se mbrëmjen e të mërkurës ai i kishte thënë Liljanës që të mos shkonte në seancën gjyqësore për të vijuar me divorcin e tyre, por ajo nuk ishte bindur.

E shoqëruar nga të dy djemtë, Liljana shkoi në sallën e gjyqit pa e ditur që kur të dilte nga aty e priste vdekja. Sapo mbaroi seanca gjyqësore, Buzo mori kallashnikovin, thikën dhe i zuri protë Liljanës. Ai e preu me thikë dhe me pas e qëlloi me breshëri kallashnikovi.

Liljana Buzo u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Ndërsa autori u vu në pranga.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button