Aktualitet

Kakavije, rinis lëvizja drejt Greqisë/ Në 24 orë rreth 1100 shtetas kanë kaluar kufirin

Pas vendimit të një dite më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mbi heqjen e karantinës dy javore për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, pranë pikës kufitare të Kakavijes në Gjirokastër është vënë re një lëvizje relativisht më e lartë, krahasuar me kohën kur ky vendim ishte në fuqi. Sipas të dhënave të marra mësohet se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare, numri i shtetasve të cilët kane dalë apo hyrë në vendin tonë është rreth 1100 persona, ku përqindjen më të lartë e zënë ata që i drejtohen shtetit Helen.

Fluksi më i lartë i lëvizjes së qytetarëve shënohet gjatë orëve të para të mëngjësit, kohë në të cilën kryhet edhe itinerari i lëvizjes së linjave të autobusëve. Aktualisht gjatë ditës së sotme pranë kësaj pike doganore, pala shqiptare ka punuar me 4 sportele ne dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa nuk janë shënuar probleme apo vonesa në hartimin dhe kryerjen e procedurave të dokumentacionit të qytetarëve. Prej gati dy javë pranë kësaj pike kufitare e cila është edhe më e madhja tokësore në jug të vendit lëvizja ka qënë pothuajse zero, kjo si pasojë e hyrjes në fuqi të vendimit i cili parashikoi 14 ditë karantinë për cdo shtetas që hynte në territorin e shtetit Shqiptar, vendim ky që u shoqërua jo vetëm me mosardhjen e emigrantëve për festën e Pashkës, por edhe penalizimin e tyre për të ushtruar të drejten legjitime kushtetuese për të qënë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button