Politike

Kopshti Botanik/ PD: Rama dhe Veliaj e donin për qëllime korruptive

Kopshti Botanik do të qendrojë në pronësi të Universitetit të Tiranës, sipas vendimit të Gjykata Administrative, të publikuar më 7 maj.

Gjykata hodhi poshtë vendimin e Këshillit të Ministrave të muajit qershor 2020. Tani do të shohim nëse Bashkia Tiranë do të apelojë vendimin e gjykatës.

Pas vendimit reagoi edhe Partia Demokratike përmes Albana Vokshit.

“Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer Kopshtin Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës. 

Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive. 

Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore. 

Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë. 

Falenderoj Rektorin Koni dhe të gjithë pedagogët dhe studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve.

PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre,” shprehet Vokshi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button