Aktualitet

Kremtohen Pashkët Ortodokse. Zhvendoset mesha, shkak ora policore

Besimtarët Ortodoksë kanë festuar Ditën e Pashkës e cila kremton me Ringjalljen e Krishtit. Me dhjetra besimtarë kanë kryer ritualet në qytetin e Gjirokastrës pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku është shpërndarë edhe Flaka e Shenjtë gjatë meshës së mbajtur, ku ndryshe nga çdo vit, ajo është zhvilluar gjatë paradites së të dielës për shkak të zbatimit të protokollit të masave anti Covid.

Në këtë ditë të shënuar besimtarët kanë uruar për më tepër lumturi, dashuri, begati e dritë ndaj njëri-tjetrit, ku mes tyre nuk kanë munguar as urimet e politikanëve.

Kjo festë dhe ditë e shënuar për besimtarët ortodoksë vijon me drekën tradicionale, ku pjesë e tryezës janë edhe vezët e kuqe, të cilat janë simboli i lindjes e rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button