Aktualitet

Lagjia Cfakë ende me rrugë të amortizuara. Banorët: Prej muajsh vazhdon e njëjta situatë, kemi vështirësi në lëvizje

Lagjia Cfakë prej muajsh vazhdon të ketë rrugë të amortizuara për shkak të punimeve që kryhen nga firma e ujësjellësit. Pak muaj më parë banorëve të lagjes iu desh të lëviznin në këmbë ose me taksi pasi autobuzi i linjës nuk funksiononte.

Ndërsa vetëm dje ka nisur sërish qarkullimi i autobusit të linjës që lidh lagjen Cfakë me lagjet e tjera të qytetit pas një ndërprerjeje 15 ditore, shkak i të cilës ishin punimet në rrugë.banorët ankohen se prej më shumë se 6 muajsh situata vazhdon e njëjtë edhe pse u është premtuar shumë më herët që rruga do ti kthehet normalitetit.

Amortizimi i rrugëve të brendshme të qytetit vazhdon të jetë shqetësim për banorët kryesisht të lagjeve të sipërme të gjirokastrës aty ku edhe lëvizja është më e vështirë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button