Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ktheu karburantin në laborator droge, zbulohet sera e kanabisit në Lushnje

Një laborator i fuqishëm i kultivimit të drogës është zbuluar ditën e sotme pranë një ish-karburanti në zonën e njohur si ‘Pushimi i shoferit’ në Lushnjë.

Brenda këtij laboratori është zbuluar një sasi e madhe e lëndës kanabis sativa, e paketuar.

 Kanabis sativa ka qenë e paketuar në pako.

Deri më tani mësohet se lidhur mbi ngjarjen është arrestuar një person.

Ky i fundit, ka përdorur një ish-karburantin me qëllim prodhimin e kanabisit.

Zbulimi i këtij laboratori është bërë pas një hetimi disa mujor nga policia e Fierit.

Burimet bëjnë me dije se personi i dyshuar i lidhur me këtë ngjarje është arrestuar te “sheshpushimi” i shoferit pa mbërritur në Lushnje.

Godina ka stilin britanik të rritjes së hashashit, me alumin nëpër mure dhe me drita.

Drejtoria e policisë së qarkut Fier nuk ka dhënë ende asnjë informacion lidhur mbi ngjarjen.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button