Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Po transportonte shumën e madhe të parave, dy persona rrahin 55-vjeçarin te ”Rruga e Kavajës”, i marrin çantën me para

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button