Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Prej një muaji i intubuar, Covid-19 i merr jetën artistit të madh shqiptar Guljelm Radoja

TIRANË– Lajm i trishtë për artin shqiptar. Aktori i njohur Guljem Radoja ka ndërruar jetë në spitalin COVID-2 pas dy ditësh në intubim. Radoja, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një “perlë” në kinematografinë shqiptare.

Radoja spikati me filmin “Kush vdes në këmbë”, ku luajti rolin e Petro Nini Luarasit, një nga më shumë se 30 role që la si trashëgimni për Shqipërinë. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. 

Për të vijuar më pas me role të paharrueshme si Tenente Gurabardhit në filmin “Në fillim te verës”, apo ai i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja”. Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button