Aktualitet

Manastiri i Vanistrës drejt rrënimit/ Banorët: Po e mbajmë me shpenzimet tona

Manastiri i Ungjëllizimit në Vanistër ndodhet rreth një orë sipër fshatit. Ai është ndërtuar në vitin 1582, narteksi i pikturuar në vitin 1617 nga piktor Mihali nga Linotopi. Manastiri i quajtur Vangjelizmo vizitohet nga banorët e fshatit në 25 mars kur edhe kremtohet festa e tij dhe në 15 gusht kur festohet dita e ndërtimit të këtij manastiri. Megjithatë besimtarët nuk i kursejnë vizitat në këtë manastir edhe pse u duhet të përshkojnë rreth 1 orë rrugë në këmbë. Niko Zhongo një banor i fshatit i cili është kujdesur prej vitesh për manastirin na sjell historinë e ndërtimit të këtij vendi kaq të dashur për banorët vendas.

Zona e Dropullit mbart vlera historike mjaft të rëndësishme, dëshmi të ardhura deri në ditët e sotme të kulturës dhe besimit të popullit shqiptar, të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare dhe etnike, por sot këto vlera të lëna pas dore po fshijnë dita ditës gjurmët më të qarta të origjinës së një kombi

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button