Aktualitet

Masat anti-Covid nuk respektohen në Gjirokastër/ Qeveria thyen masat, pabarazi në gjobat ndaj qytetarëve

Rastet aktive në të gjithë vendin regjistrojnë 17921 të prekur me Covid ndërsa për Gjirokastrën janë ende 292 raste aktualisht, por megjithatë duket se asnjë prej rregullave të protokollit të sigurisë nuk respektohen më. Në një vëzhgim të bërë me kamerën tonë u konstatuan shkelje nga më të ndryshmet duke filluar nga mosrespektimi i distancës dhe ndalimi i grumbullimeve masive.
Mos respektimi i orës policore pas orës 22 ku vijon normalisht frekuentimi i lokaleve madje edhe zhvillimi i festave ku grumbullohen masivisht të rinj.
Si dhe në rrugë shumë pak qytetarë vazhdojnë të mbajnë maskën.
Pandemia Covid-19 vazhdon të jetë prezente në qytetin e Gjirokastrës dhe në të gjithë vendin megjithatë duket se askush tashmë nuk e respekton më ligjin që vetë qeveria e theu me grumbullimet dhe manifestimet masive të fitores së zgjedhjeve parlamentare. Por po të marrim parasysh gjithë gjobat e vendosura ndaj qytetatëve të thjeshtë dhe masat drastike që jo vetëm kufizuan lirinë e qytetarëve por rrënuan ekonominë, duket se gjithçka u bë për asgjë, dhe pabarazia para ligjit po kthehet në një fenomen normal.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button