Aktualitet

Mëngjesi nis me vranësira, pasdite rikthehet pranvera, temperatura deri në 30 gradë!

TIRANË-Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar  shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C  deri në 29-30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor  duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button