AktualitetSport

Merkato e Superiores: Ngoo e Elis Bakaj operacionet “big”, ç’po ndodh

Michael Ngoo dhe Elis Bakaj, dy emra mjaft të njohur që mund të rikthehen në Superiore. E përditshmja sportive “Panorama Sport” i ka në qendër të vëmendjes këta dy futbollistë, pasi artikulli i tyre kryesor u dedikohet pikërisht atyre.

Sipas gazetës në fjalë, te Tirana po meditojnë sërish për të rikthyer sulmuesin anglez. Autori i 13 golave dhe 12 asisteve me bardheblutë kampionë aktualisht luan në Qipro me Enosis, por nuk ka mundur akoma ta provojë shijen e golit në 14 ndeshje që është aktivizuar.

Te Tirana kanë dështuar me afrimet në sulm këtë sezon dhe Ngoo mund të jetë “barka e shpëtimit”. Sa i takon Elis Bakajt, i njëjti burim raporton se Dinamo po tenton ta rikthejë në Superiore.

Blutë e kryeqytetit, që në vitin 2009 kishin shpenzuar 100 mijë euro për ta blerë nga Partizanit, thuhet se i kanë bërë një ofertë fantazistit, i cili është pjesë e Ruh Brest në Bjellorusi.

Bakaj nuk ka pasur hapësira këtë sezon. 33-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon. Vjet, kur ishte pjesë e Shakthor Soligorks, fantazisti pësoi një dëmtim në gju dhe u operua, ndaj edhe i duhet kohë të rikthehet në formë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button