Politike

Meta pret homologun slloven, vendi që do marrë Presidencën e BE

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë, homologun e tij slloven Borut Pahor, vizita e të cilit mbart një rëndësi shumë të madhe për vendin tonë.

“I lumtur të mirëpres sot në Tiranë, në këtë ditë kaq të bukur, Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe mikun tim, Sh.T.Z Borut Pahor, – njoftoi Meta në Fb. – Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

Bisedat mbi këto dy ngjarje të rëndësishme dhe njëkohësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona mike i japin një vlerë të shtuar prezencës së Presidentit të Sllovenisë sot në Shqipëri.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, për më tepër që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë,” theksoi kreu i shtetit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button