Aktualitet

Motori merr para këmbësoren në Elbasan, e plagosura në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një motor ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve, këmbësorja e aksidentuar është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i motorit është shoqëruar nga uniformat blu.

Policia ndodhet në vendngjarje  dhe po punon për hetimin e plotë të rrethanave të saj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button