Aktualitet

Mungesa e hidrantëve. Lagjet e sipërme vuajnë mungesën e këtij shërbimi

Infrastuktura rrugore por edhe mungesa e hidrantëve në lagjet e sipërme të qytetit ngelet problemi kryesor sa i takon rasteve të emergjencave civile, kur kërkohet ndërhyrja e ketij shërbimi. Ngjarja më e fundit u rregjistrua pranë lagjes pazari vjetër ku një banesë dy katëshe, u shkrumbua totalisht nga flakët dhe ndërhyrja për shuarjen e zjarrit nuk rezultoi efikase.

Vetë banorët e zonës jashtë kamerës janë shprehur se prej vitesh në këtë pjesë të qytetit mungojnë hidrantët,ndërsa edhe aty ku mund të ketë, ato janë jashtë funksionit, pasi nuk furnizohen me ujë.

Ky fakt pohoet edhe nga shefi emergjencave pranë Bashkisë Gjirokastër Fatri Brahimi, që ndër të tjera thotë se me investimin që po kryhet për rrjetin e ri të ujesjellësit në këtë zonë,është parashikuar dhe vendosja e tyre, që do të sjellë edhe zgjidhjen e këtij problemi.

Por në fakt mungesa e furnizmit me ujë të atyre  pak hidranteve në këtë zonë, ka qënë një shqetësim i kahershëm, e nuk mund ti jepet justifikim nëpërmjet rrjetit të rri të ujësjellësit për të cilin po punohet, pasi në harkun kohor prej të paktën 5 vitesh.

Vetëm në këtë lagje janë djegur një numër i konsiderueshëm  banesash, cka do të thotë se ky sherbim, mungon prej vitesh dhe është problem kryesor i këtyre situatave që janë shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale.

Vetë infrastuktura e ndërtimit të qytetit të Gjirokastrës është e tillë ku kujdesi duhet të jetë maksimal e duhet të kthehet në prioritet për institucionet drejtuese vendore dhe shërbimet që ka në varësi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button