Aktualitet

Naftë apo turizëm/ Debate gjatë dëgjesës publike në Përmet

Kjo deklaratë e zëvendës ministrit të infrastukturës  Ilir Bejtja mbi atë që po ndodh në Përmet,duket se jo vetëm nuk qetësuar por madje as qartësuar përfaqësues së biznesit dhe shoqërisë civile  gjatë dëgjesës publike që u zhvillua lidhur mbi kërkimet që po kryen kompania Shell në Luginën e Vjosës apo Dishnicës.

Shqetësimi kryesor i grupeve të interest përfshirë këtu edhe banorët ngelet jo vetëm shkatërimi ekosistemit por edhe tjetërsimi i zonës, ku sipas tyre nga një zonë me potencial turistik do të kthehet në fushë kërkimore për naftë apo gaz,duke ndikuar direct në eleminimi e turiszmit në Përmet.

Gjatë kësaj dëgjese ku nuk kanë munguar debatet doli në pah fakti që kjo kontratë eshte firmosur që në vitin 2017 por për asnjë moment nuk është bërë publike ky fakt e jo të flitet për dëgjesa publike të cilat duhet të ishin kryer me kohë.

Pavarësisht deklaratës së Zv.Minisrtrti Bejtja se nuk do të kryhen shpime në zona të mbrojtura pyetjes se në rast konfirmimi të naftës në zonë ku do të shpojë për puse kompania ai ju përgjigj.

Kjo dëgjesë publike e cila për hir të vërtetës duhet të ishte mbajtur vite më parë duket se nuk solli asnjë gje konkrete pasi do të pasohet me takime të tjera dypalëshe, ndërsa kryetarja e Bashkisë Alma Hoxha nuk morri përsipër të prononcohej mbi këtë problem duke thënë se kjo ka ndodhur para marrjes së mandatit të saj si kryetare e bashkisë Përmet.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button