Aktualitet

Ndahet nga jeta shefi i komisariatit të Policisë(EMRI+FOTO)

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme shefi i komisariatit të Lushnjes, Adrian Matani. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Metanit në moshën 45-vjeçare e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Dyshohet se shefi i komisariatit ka humbur jetën nga infrakti në zemër ndërsa ndodhej në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital , 45-vjeçari ka humbur jetën.

Metani ishte prej vitesh pjesë e Policisë së Shtetit , ndërsa së fundmi ishte emëruar shef komisariatit të Lushnjës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button