AktualitetPolitike

Nga Ylli Dylgjeri: Këto votime ska burg që i mban!

Vjedhje, mashtrim, trukim, u lodhëm duke bërë uaaaa? E prap gjallojnë fakte, e prapë plasin skandale. Shkruajmë çdo ore, çdo ditë, çdo javë, e nga krahu përballë na vjen përgjigja: pirdhni, pirdhni! Ne fituam! Jeni të dalë mode! E prap vjedhje… nga Rilindja.

Sado të lexosh e të shikosh skandale, sërisht hajduti është përballë: hajduti është tani PD, Aleatet, LSI!

Sapo plas një skandal, hidhen mediat e oligarkëve e nxjerrin filmime që ka vjedhur krahu tjetër. Na del oligarku që ka përgatitur grabitjen e rradhës me pushtetin e të thotë:

Jeni kovë muti! E kush të thotë? O zot! Po mua më thoni? Ish drejtorit të Administrimit të Pronës Publike të Republikës? Haruat o rezilë, se sa herë keni ardhur me shkresa e fizikisht në këte atë Zyrë për të marrë me qera e për të privatizuar objekte shtetërore?

Harruat që vinit me fjalën e Ministrit apo Kryeministrit të kohës në gojë e thonit: nuk kërkojmë shumë, vetëm ate hije plepash! Dhe plepat e hidhnin hijen: paradite në lindje e pas ditë e hidhnin në perëndim. E Ju i shkonit pas hijes e ngulnit gardhin që vetëm rritej e rritej. Një ditë njëri prej Jush që na quan kovë muti sot, i doli në telefon me të britura një vartësi, shef sektori, për një privatizim në ish Kinostudion “Shqipëria e re”, që e bëtë copë nga përdhunimi, dhe i thoshte:

A e di Ti me kë po flet Oo k..! A de ti kush jam Unë? Të zhduk në vend nga puna! Të qëroj! Të martoj…!

Të përdhunoj…Po, kjo është fryma, kjo është gjuha. E kështu erdhët deri sot, e kështu do vazhdoni dhe nesër sepse ju jeni modernët, ju jeni Shqipëria e re e ne jemi legenat që do firmosim përjetësisht për Ju. Ne jemi prostituta 2 mijë lekshe…

Ndaj vazhdohet e vidhet pa fund ky vend. Se gjendet një fjalë e artë : Kompromis! Kompromis për të mirën e vendit…dhe vendi sërisht zhytet thellë e më thellë , e rinia ikën larg e më larg, e Kimetja afrohet afër e më afër… Ndaj Ju them:

Nuk ka burg që ju mban!Por edhe po e bëtë burgun, fitoni sërisht pafajësinë e pavarsinë, bëni sërisht kompromisë e na dilni në media me kostumin e ri e me pordhët e vjetra për t’na sensibilizuar për këtë të votojmë Ne.

Ytttt qelbësira!

Për Ju ka vetëm një zgjidhje: Revolucion.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button