AktualitetPolitike

Nga Ylli Dylgjeri: LSI partia më e çensuruar…

Pse si the dje këto, ç’rëndësi kanë sot? – zoti Dylgjeri, apo se humbët thellë? Jo, nuk fola. Nuk fola sepse edhe mund “të vrisja” motivimin e elektoratit dhe kandidatëve në votim. Njëherësh unë e di si ish-nëpunësi më lartë i MB se kur të gjithë partitë hynë me një program në zgjedhje Partia në qeverisje hynë me dy. Me atë të qeverisjes, dhe programin e policisë. Dhe meqë program qeverises nuk kishte, siç e pranoj edhe Kryeministri, unë u njoha pak me programin policor. Njoha këtë program që udhëhiqej nga titulli: LSI për skrap!

Po flas sot, për të treguar të vërtetën e për ti shtuar “Librit të Zi” të poszgjedhjeve qoftë dhe një fakt. Dhe fakti është ky: Një javë para votimeve takohem me një oficer të policisë kriminale. I njohur im prej vitesh. Më fton për kafe e në bisedë më pyet: Do të fitojë deputet LSI në këto zgjedhje apo jo? A jeni serioze? Shumë lehtë duket e keni marrë fushatën…

Ku e sheh ti këtë? – e pyes . Po, e shoh çdo ditë në qendrat elektorale në zonën X. Unë e mas punën me atë që shoh në kampin tjetër. Aty, ku ushtroj aktivitetin unë, janë ngritur 2 qendra të PS. Hynë e dalin dhjetra vetë në ditë, militantët të PS, qytetarë, hallexhinj, që pritën nga deputetët, nga të zgjedhurit, apo patronazhistët. Pyetja që më vret veshin aty është: “Çfarë halli keni dhe kur do të ta zgjidhim? Nuk ikën kush pa mbaruar punë…Dhe për këtë janë vënë në dispozicion drejtorë të bashkisë, të ministrive, zyra, e gjithshka. Aty nuk del njeri pa mbaruar punë. Ndaj ju pyes se si do ta mbani ju elektoratin? Çfarë premtoni? Në fund po të them dhe diçka operative:

Çdo kandidati për deputet të LSI-së është vënë në përgjim ambjental. Pritën të kapen me shuma të mëdha lekësh në xhep. Deri tani nuk ka goditje sepse na rezultojnë me pak euro xhepave dhe për një kandidat që meret me biznes pranohet që të ketë kaq lekë në xhep”, Këto më bëri me dije polici kriminal.

Në fund, nëse kjo klimë parazgjedhore, ishte normale, qytetare, për të mos thënë europiane se është larg, atëherë të nderuar analistë, kudo ku komentoni e debatoni pranoni se kjo ka vetëm një emër: Çensure fashiste. Skrapi u arrit por nuk është shkrirë. LSI jeton.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button