Aktualitet

Një grua shtatzënë shqiptare pretendon se është përdhunuar në një hotel

Një ngjarje sa e rëndë dhe e çuditshme është raportuar sot në Prizren të Kosovës, ku një grua është paraqitur në polici duke denoncuar se gjatë muajit Mars është përdhunuar nga një mashkull i panjohur.

Gruaja ka qenë në një hotel në Prishtinë ku sipas saj një 44 vjeçar ka hyrë në dhomën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në kohën e ngjarjes gruaja ka qenë 4 muajshe shtatzanë.

 35-vjeçarja nga Prizreni, më 3 maj ka shkuar në polici bashkë me burrin e saj, për të raportuar rastin që i ka ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Burime brenda policisë bëjnë të ditur se në kohën kur ka ndodhur ky rast, 35-vjeçarja ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërkaq bashkëshortit nuk i ka treguar deri më 2 maj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button