Aktualitet

Një javë pas votimeve, qeveria heq karantinën për qytetarët që vijnë nga Greqia

Afro një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për vendosjen e karantinës dy javore ndaj të gjithë emigrantëve që hynin në territorin e Shqipërisë nga shteti i Greqisë apo Maqedonisë së Veriut.

Ky kufizim, i apeluar edhe në Gjykatën Administrative nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga mesnata e 3 majit do të hiqet. Kështu, të gjithë emigrantët e Greqisë dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qëndrojnë pa pengesë në vendin tonë.

Në kohën e vendosjes së karantinës, Komiteti Teknik i Ekspertëve e arsyetoi kufizimin si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Megjithatë, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike.

Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button