Aktualitet

Nuk kapën skafistin që do dërgonte 55 sirianë në Itali, rojet bregdetare në Vlorë për rivlerësim mase

Pesë rojet bregdetare të arrestuara në Vlorë për rastin e 55 sirianëve kanë dalë para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Rojet bregdetare akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë ata lejuan që të largohej drejtuesi i gomones me të cilën do të transportoheshin drejt Italisë 55 shtetas sirianë.

Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Kujtojmë se në janar të këtij viti u shpëtuan  55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë në kushtet kur deti ishte me dallgë rreth 5 ballë. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button