AktualitetPolitike

Pas një heshtjeje të gjatë dhe fokusimit te faktimi i manipulimeve, Basha bën lëvizjen e radhës: Takohet me shefen e OSBE-së (Kush e shoqëron)

Në një moment kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me shefen e emisionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, Ursula Gacek.

Mësohet se takimi është duke u mbajtur aktualisht ku në prani të Bashës janë edhe përfaqësues të tjerë të PD si Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.

Ky takim vjen në një moment kur Partia Demokratike është e fokusuar totalisht në faktimin e manipulimeve të zgjedhjeve që mund të kenë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button