Politike

PD Gjirokastër në mbështetje të Lulzim Bashës: Patëm rritje nga viti 2017 ndërsa PS rënie me 3000 vota…

Deklaratë e degëve të PD Qarku Gjirokastër

Të nderuar demokratë të Qarkut!

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ku standartet demokratike munguan në të gjitha drejtimet, PD shënoi një rezultat inkurajues duke rritur si Qark ndjeshëm mbështetje qoftë në përqindje ashtu dhe të numrit absolut, pavarësisht rënies së popullësisë, pra dhe të votuesve.

Kjo u arrit pavarësisht presionit të madh të institucioneve shtetërore me instrumentët e saj si Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme etj, që ishin në duart e kandidatit të maxhorancës. Kjo prodhoi deformimin e votës dhe i hoqi të drejtën e përfaqësimit kandidatit të dyte të familjes sonë. Për këtë drejtuesit rilindas në Gjirokastër vendosën gjithë asetet shtetërore në favor të kandidatëve të tyre. E megjithatë tek PD besuan një numer i madh votuesish në krahasim me zgjedhjet e 2017, ndërsa Rilindja pati rënie me 3 mijë vota.
Në këto kushte PD do të vazhdojë të luftojë, për demokracinë, për lirinë e votës dhe për një Shqipëri Europiane. Degët e PD Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, e Memaliaj do të vazhdojnë betejën nën drejtimin e kreut të PD Lulzim Basha duke e mbështetur fort atë, për të drejtën legjitime të shqiptarëve, votën e lire!

Me kryetarin Lulzim Basha nuk do të rreshtim por do të vijojmë betejën deri në fitoren e Partisë Demokratike!

Sovrani foli, votat u deformuan me bekimin e kryerilindasit përmes favoreve, përmes buxhetit nga taksat tona, përmes presionit të administratës, përmes mënyrave që kanë për produkt një rregjim kleptokrat dhe larg standarteve ku synojmë.

Është momenti të bashkohemi të gjithë dhe t’i tregojmë rregjimit reagimin tonë solid !!

Rroftë Shqipëria, Rroftë PD.

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër

Ladi Bana kryetar i PD Tepelenë

Esmerald Xhemali kryetar i PD Memaliaj

Elton Hysenshahaj kryetar i PD Përmet

Luan Malko kryetar i PD Këlcyrë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button