Aktualitet

Plagoset me thikë efektivi i policisë në Berat, arrestohet shoferi

BERAT– Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar pasi ka plagosur me thikë punonjësin e policisë Bashkiake, G.Ç., 36 vjeç.

Policia bën me dije se gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat ai i ka kundërshtuar ata. Me ndërhyrjen e punonjësit të policisë bashkiake, e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K, 55-vjeç banues në lagjen”Kushtrim”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas i ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G,Ç, 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button