Politike

Procedurat për shkarkimin e Metës/ Ish-kreu i KQZ: Kujdes me vendimin! Arsyeja…

Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ ka folur për nisjen e procedurave nga ana e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kristaq Kume i bën thirrje kuvendit të bëjë kujdes dhe të fokusohet vetëm në ligjet e kushtetutës për arsyetimet për shkarkimin e Presidentit dhe të mos ndikohen nga ana politike, duke qenë se ky vendim do të vendosë një precedentë në politikën shqiptare, që sipas tij do të ketë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata.

Gjithsesi, Kume e sheh të vështirë procesin e shkarkimit të Presidentit që kërkon 94 vota. Ai më tej sqaron se vështirësia qëndron te pjesa e mbledhjes së provave të qenësishme që do të mundësonin shkarkimin e Preisdentit, vendim i cili në fund kalon nga Gjykata Kushtetuese.

I pyetur për 50 mijë firmat e mbledhura nga mazhoranca për nisjen e procedurave, Kume thotë se këto firma janë të mjaftueshme për nisjen e procedurave, për të cilat kërkohen vetëm 35 firma.

Intervista:

Nisja e procedurave? Ky vendim i kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese që është institucioni i fundit që vendos për shkarkimin apo jo nga detyra të Presidentit të Republikës. Kjo është procedura që do të ndiqet nëse do realizohet kjo gjë.

Jane 50 mijë firma, të mjaftueshme? Janë më shumë sesa kërkon ligji, i cili kërkon vetëm 35 firma. Janë të mjaftueshme për të nisur procesin.

Sjellja e Metës gjatë fushatës? Jemi në një situatë ku ka rëndësi çfarë keni parë ju. Mazhoranca e rikonfirmuar në zgjedhjet e 25 prillit, të paktën duke iu referuar vendimit paraprak të Komisionerit shtetëror, ka vendosur të dënojë sjelljen e Presidentit. Për të gjykuar se çfarë do të hetojë komisioni hetimor dhe cila do të jetë pritshmëria që do të ketë gjithësecili për mua është shumë e rëndësishme që para të shprehemi të kemi para dokumentin që do na tregojë ku do përqindrohet kuvendi i Shqipërisë për të kërkuar shkarkimin. Ajo që dihet deri më sot që përbën dhe shkakun kresor e thënë nga mazhoranca, pritet që objekt hetimi të jetë veprimtaria e Preisdentit në fushatë zgjedhore. Kam përshtypjen që ky do të jetë hetim jo i thjeshtë, në kuptimin mundet apo jo për të gjetur prova të qenësishme. Por edhe për t’i shkuar deri në fund ndërprerjes së mandatit të tij.

Shkarkimi? I bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë kujdesin maksimal për të krijuar kushtet sa më të favorshme që shtetasit të gëzojnë të drejtën e votës të pa cënuar nga askudh dhe asgjë. Kjo është një detyrë e Presidentit  kur ka marrë atë detyrë. Duke iu referuar kërkesës që Presidenti nuk ka përgjegjësi në ushtrimin e detyrës. Është shumë e zorshme do të thoja unë. Të presim cili do të jetë arsytetimi për të mbështetur shkarkimin e Presidentit. Duhet të mbështeten te kushtetuta dhe jo te politika. Manndati i këtij parlamenti përfundon kur fillon mandati i parlamentit të ri. Dy muaj përpara përfundimit të mandatit, ky parlament nuk ka të drejtë të miratoje ligje, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të drejtë të miratojë vendime. Ky vendim ka rëndësi shumë të madhe për atë që i sjell jetës politike. Shumë më tepër se një ligj i miratuar me një ligj të thjeshtë. Mos harrojmë që ne ndryshuam kodin zgjedhor. Janë gati katër muaj që nga ndryshimet që i janë bërë kodit. Duhet bërë kujdes me atë që do prodhoje kuvendi. Një veprim që prodhon precedent shumë të rëndësishëm. Do të ketë efekte afatshkurtra dhe afatgjata. Duhet kujdesje shumë e madhe. Kjo do të thotë respektim i kushtetutës për çështjen në fjalë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button