Bota

Qëllon me pushkë gruan, burri: E ngatërrova me derrin e egër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Giungatelle të Montecorice në Salerno ku një burrë ka ngatërruar gruan e tij me derr të egër.
Burri 70-vjeç ka qëlluar në errësirë me armë gruan e tij 64-vjeçe e cila ndodhej në kopshtin e shtëpisë.

Gruaja u plagos në shpatull dhe fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime të rënda.

Burri u shpjegoi hetuesve se ai kishte menduar se bëhej fjalë për një derr të egër që hyri në kopsht. Karabinierët e kompanisë së Agropolit (nën urdhrat e kapitenit Fabiola Garello), të cilët hetojnë ngjarjen, kanë konstatuar se arma nga e cila u qëllua ishte me leje.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button