Aktualitet

Rihapen universitetet, por vetëm për konsultime dhe provime

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, duke vlerësuar situatën aktuale me pandeminë në vendin tonë.

Kështu, Komiteti i Ekspertëve vendosi të heqë karantinën 14 ditore për udhëtarët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe rihapjen e auditorëve për studentët për konsultime dhe provime. Ndërkohë që mbeten në fuqi ndalimi i grumbullimeve dhe ora policore.

‘Komiteti i Ekspertëve ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Është bërë dhe një rivlerësim i situatës në vendet fqinje të Maqedonisë dhe Greqisë. Kemi vendosur heqjen e masës së karantinës 14 nga qytetarë që hyjnë nga këto vende. Do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve për konsultime dhe provimet. Do të vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e grumbullimeve dhe ora policore nga ora 22:00 deri në 06:00’, tha Manastirliu.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button