Aktualitet

Rruga e amortizuar në fshatin Gjat/ Banorët: Kujtohen për ne vetëm në kohë fushate

Fshati Gjat në komunën e Lunxhërisë vuan problemin e amortizimit të rrugëve. Një rrezik për këmbësorët dhe makinat nga rrëshqitjet e herë pas hershme të dheut. Banorët shprehen se para pak kohësh filloi shtrimi i rrugës dhe u la në mes shkak sipas tyre mbarimi i fushatës.

Të indinjuar ata tregojnë se kanë humbur besimin te pushteti vendor apo qeveria se janë taksa pagues të rregullt po kur vjen puna te shërbimet askush nuk pergjigjet për to. Rreziku më i madh i kësaj rruge është gjatë kohës së dimrit kur del përroi dhe banorët mundohen të shkojnë të paktën në fshatin më të afërt, atë të Erindit, me kemb. Disa herë kanë bërë thirje për rrugën dhe rrezikun që ajo paraqet por për gati 30 vite ata u mjaftuan para fushate me një cop beton në një kthesë të rrugës, duke i lënë banorët pa rrugëzgjidhje siç thonë dhe ata vet.

Pavarësisht problematikës që paraqitet në këtë zonë, autoritetet lokale vijojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim në lidhje me problematikën e ngritur disa herë nga banorët.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button