Aktualitet

Rruga e lënë përgjysmë në Zinxhira. Banorët e komunitetit Rom: Hodhën 50 metër beton sa për votime

Rruga e romëve në lagjen zinxhira u rehabilitua vetëm disa ditë para zgjedhjeve ndërsa nga ana e ashp u pohua se punimet do të vazhdonin deri në përfundim të shtrimit të rrugëve të lagjeve të brendshme të qytetit dhe jo vetëm.

Por sot më shumë se një javë pas zgjedhjeve banorët e komunitetit rom ankohen se rruga ishte vetëm për vota dhe se punimet janë ndërprerë dy ditë pas nisjes së tyre. Ndër të tjera ata shprehen se shërbimet për këtë komunitet mungojnë dhe shteti i ka lënë pas dore.

Vitet e para të tranzicionit u shoqëruan me mbyllje të veprimtarive shtetërore dhe për rrjedhojë rritën në një masë dramatike papunësinë brenda këtij komuniteti. Gjithashtu periudha e tranzicionit ekonomik, institucional dhe shoqëror që pasoi, prodhoi vështirësi të shumta për këtë komunitet, sidomos në fushën e strehimit, punësimit, arsimit dhe shëndetit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button