Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Gjirokastër. Infrastruktura rrugore vështirson ndërhyrjen

Infrastuktura rrugore që karakterizon Gjirokastrën, e kryesisht lagjet e sipërme të qytetit  vijon të ngelet një problem shqetësues të paktën sa i takon ndërhyrjes në kohë të ekipeve të grupeve të emergjencave civile. Kjo u tregua më së miri gjatë ngjarjes së fundit që u shënua në lagjen “Pllakë” ku një banesë u dogj tërësisht nga flakët e zjarrit.

Kanë qënë banorët e zonës ata të cilët kanë ndërhyrë fillimisht me mjete rrethanore për të neutralizuar vatrën e zjarrit me qëllim parandalimin  e përhapjes së gjuhëve të flakëve të cilat kërcënuan seriozisht edhe banesat e tjera.

Për fat të mirë pavarësisht situatës alarmante nuk pati dëme në njerëz por ato materiale janë të konsiderueshme. Nga të dhënat mësohet se në banesë nuk ka patur asnjë familjar në momentin e rënies së zjarrit që shkrumboi totalisht banesën karakteristike e ndodhur fare pak metra larg nga kështjella Argjiro.

Në Gjirokastër banesat disa vjecare e kryesisht ato në lagjet e sipërme gjithmonë kanë qënë një shqetësim lidhur mbi këtë aspekt, kjo jo vetëm për shkak të infrastukturës së tyre, linjave elektrike të amortizuara, por edhe si mungesë e infrastukturës rrugore, ndërkohë që grupi specialistëve ende nuk ka dhënë një version përfundimtar mbi shkaqet e kësaj ngjarje që tronditi Gjirokastrën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button