Aktualitet

Shpërthen në flakë automjeti i një gruaje në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shoqërohen dy persona

Një automjet tip Ford ka shpërthyer në flakë në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Lagjen nr.17 të qztetit. Automjeti rezulton në pronësi të një shtetaseje 43-vjeçare me inicialet S.C., ndërkohë që autoritetet policore kanë shoqëruar dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button