Aktualitet

Shpërthen një pus nafte në Ballsh, lëndohet një punëtor, niset me urgjencë në spital. Ka djegie kudo…

Një pus nafte në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në qytetin e Fierit mësohet se ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtor, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e presionit të madh të pompimit.

I lënduari është shtetasi Viktor Ballaj 51-vjeç, i cili transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Kanë qenë shokët e 51-vjeçarit ata të cilët kanë bërë transportimin e tij në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e zjarrfikëses të cilat po menaxhojnë situatën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button