Aktualitet

SKANDALI: Asfalt pa prokurim në vigjilje të votës, dhe në sherbim të saj! SPAK ka një indicie të fortë

Vetëm pak ditë më parë një tjetër fenomen i është bashkangjitur edhe rasteve të shumta të makinacioneve të Rilindjes për zaptimin e mandatit të tretë, tashmë fakt. Kryesisht me menyra okulte të përdorimit të pushtetit, fondeve publike, por edhe jashtë kuadratit ligjor e një praktike. Rasti që sot denoncon “Gijotina” është një fakt konkret për SPAK. Bëhet fjalë për rrugen “Spahiu” në Shkozë.

Një aks që mori vemendjen dhe u sponsorizua krejtësisht jashtë çdo respektimi ligjor nga ish-kandidati për deputet, tashmë deputeti i Rilindjes, Alqi Bllako. Një rrugë e cila nuk kishte as projekt, as zbatues, madje, as edhe investitor. Dhe në të tilla rrethana, kjo rrugë që shikoni në foton ilustruese ka përfunduar në kohë rekord vetëm një ditë përpara së dielës se zgjedhjeve, në datë 24/04/2021. Tërësisht jashtë çdo lloj procedure, dhe ku përpos faktit që është hedhur asfalti me nxitimin e votës, mungesa e procedurave ka bërë që të futen duart edhe me fondet publike. Pasi asnjë rregull prokurues nuk është bërë publik.

SPAK ka një indicie të fortë për një hetim paraprak, në një kohë që një histori e tillë i bashkangjitet manovrave pafund të pushtetit dhe sektit rilindas në marrjen për herë të tretë të pushtetit duke deformuar votën e qytetarëve me menyra të ndryshme në kurriz të fondeve publike. Një rrugë është një e mirë publike në sherbim të komunitetit, por kjo që shihni ka qenë në shërbim të Alqit dhe efektit elektoral. Mbi të gjitha me errësiren e mënyrës së përdorimit të fondeve publike.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button