Aktualitet

Studentët i rikthehen auditoreve/ Cana: Nuk do të ketë leksione të mirëfillta thjesht përmbledhje dhe konsultime

Pas rënies së numrit të të prekurve me covid në të gjithë vendin qeveria vendosi që studentët ti rikthehen auditorëve, por ende nuk ka një urdhër nga ministria e arsimit apo vendim zyrtar për këtë. Njoftimi i bërë publik në media deklaron se studentet do ti kthehen auditorëve ndërsa zv rektori jaho cana shpjegon për Channel-7 se rikthimi i studentëve në auditorë nuk nënkupton kthimin e leksioneve si normalisht por një përmbledhje të të gjitha mësimeve në formë konsultimesh për tu ardhur në ndihmë studentëve.

Ndërsa cana shtoi se janë marrë dhe po merren të gjitha masat për desinfektimin e ambjenteve të universitetit dhe përgatitjen e tyre për pritjen e studentëve

Vështirësitë e studentëve në mesimin online duket se tashmë do të marrin fund me rikthimin e tyre në auditor megjithatë edhe rreziku nga covid në këto ambjente mbetet i lartë për shkak të grumbullimeve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button