AktualitetPolitike

Të pakënaqur nga 25 prilli/ Caktohet data kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë padinë e partivë opozitare për rinumërimin e votave

TIRANË– Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 17 qershor do shqyrtojë padinë e dorëzuar nga partitë opozitare lidhur me numërimin e votave të vlefshme.

Pas më shumë se 2 javësh, Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë, kanë dorëzuar një padi kundrejt mënyrës së përllogaritjes së votave të vlefshme për partitë dhe kandidatët.

Objekti Shfuqizimi si i papajtueshme me Kushtetutën fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga rradhët e tyre. Data e caktuar për shqyrtimin e padisë së dorëzuar nga partitë opozitare si partia Republikane apo partia Agrare Ambientaliste, është 17 qershori. 

Kërkesë-padia vjen pasi kryetarët e partive opozitare ishin të pakënaqur me numrin e votave që kishin marrë individualisht duke kërkuar rinumërim.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button