Aktualitet

Tentoi t’i vidhte para një 34 vjeçareje nën kërcënimin e thikës, arrestohet grabitësi në Sarandë (EMRI)

Jorgo (Leonard) Kumaraku është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi tentoi t’i vidhte një shumë parash një 34 vjeçareje.

Policia e Sarandës lajmëron se ka arrestuar një person të quajtur Jorgo (Leonard) Kumaraku, pasi ky i fundit ka tentuar t’i marre paratë një 34-vjeçareje, në kohën që kjo e fundit po tërhiqte para në bankomat. Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button