Bota

Tërmeti shkund Turqinë, zona e epiqendrës është shumë delikate

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter goditi paraditen e sotme Turqinë duke u ndjerë thuajse në të gjithë pjesën perëndimore të saj.

Mediat lokale raportojnë se tërmeti pati epiqendër zonën rreth qytetit të Çanakkalesë duke patur një thellësi prej 9 kilometrash.

Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo njerëz, por ky tërmet është një paralajmërim i fortë për Turqinë pasi ka ndodhur në zonën pranë Marmarasë ku pritet që të ketë një lëkundje të fuqishme në vitet në vijim sipas sizmiologëve. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button