Aktualitet

Tregëtarët e fruta perimeve drejt falimentimit. Tregëtarët: Konsumi shumë i ulët krahasuar me vitet e tjera

Tregëtaret që operojnë në lagjen 18 shtatori në Gjirokaster në tregun e frutave perime janë shprehur se po ndeshen me vështirësi të mëdha ekonomike gjatë muajve të fundit.

Ata ankohen se biznesi me të cilin ata ushqejnë familjet e tyre është në prag të falimentimit si pasojë e rënies drastike të fuqisë blerëse të qytetarëve. Ata thanë se kalojnë edhe ditë të tëra që ata nuk shesin asgjë.

Tregëtarët shprehen se mungesa e punës si dhe çmimet e larta të produkteve të konsumit e kanë bërë shumë të lartë, gati të papërballueshme koston e jetës për familjet e tyre.

Kriza ekonomike që vetëm qeveria shqiptare nuk e sheh, por që të gjithë shqiptarët e ndiejnë në familjet e tyre, ka varfëruar shqiptarët  duke e vështirësuar tej mase jetën e tyre.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button