Bota

Tronditen Shtetet e Bashkuara, sulm me armë zjarri në ambientet e një kazinoje

Autoritet në shtetin amerikan Wisconsin, kanë bërë të ditur se në kazino në qytetin GreenBay ka ndodhur të shtëna ku si rezultat janë lënduar disa persona.

Siç raporton AP, pas intervenimit të policisë situata është vënë nën kontroll dhe se aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, duke mos dhënë detaje tjera për ngjarjen.

E menaxhmenti i kazinosë ka njoftuar se kanë ndodhur disa të shtëna ku si pasojë janë lënduar disa persona. Deri më tani nuk dihet identiteti i sulmuesit apo motivi i sulmit.

E një prej dëshmitarëve ka folur për mediat amerikane se si kishte ardhur deri të shtënat, duke pranuar se ndihet me fat që ende është gjallë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button