Aktualitet

U ndërtuan gjatë fushatës elektorale, shemben 20 objekte në Sarandë

SARANDË

20 objekte të cilat janë ndërtuar gjatë periudhës së fushatës elektorale kanë nisur të shemben sot. Policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e këtyre ndërtimeve.

Aksioni për shembjen e ndërtesave është shoqëruar edhe me përplasje mes uniformave blu dhe pronarëve të ndërtesave. Por, pavarësisht kontestimeve të këtyre të fundit, shembja e ndërtesave ka vijuar deri në fund.

Këto ndërtime janë ngritur gjatë periudhës së fushatës elektorale. Duket se qeveria e ka mbyllur një sy gjatë fushatës, me qëllim që të ju marrë votat, dhe tani po ua shkatërron investimet.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button