Politike

“U përdorën miliona euro pak ditë para zgjedhjeve”/ Zëdhënësja e LSI: Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, ai i bleu ato, por sërish nuk ja doli

Zëdhënësja e LSI, Kejdi Mehmetaj, doli në një deklaratë për mediat, për të denoncuar raste të përdorimit të parave të buxhetit të shtetit në funksion të blerjes së votës. Sipas saj , janë përdorur miliona euro pak ditë para zgjedhjeve duke bërë që të ndikohet në tjetërsimin e vullnetit të votës së qytetarëve duke përdorur edhe rindërtimin e shtëpive pas tërmetit.

Ajo tha se ditë pas dite do të dalin fakte të reja lidhur me metodat e përdorura nga PS për të blerë dhe manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.
Në fund ajo u shpreh se kryeministri Rama, nuk i kishte fituar zgjedhjet, por i kishte blerë ato.

“Rasti i dëmshpërblimeve për tërmetin është rasti më flagrant. Qeveria ka dhënë 40 milionë euro pak ditë para zgjedhjeve dhe ka rrtur dëmtimet në banesa.

Vetëm gjatë javës zgjedhore në partinë e Durrëit u shpërndanë 6 milionë euro.

Në 24 prill me rimbursimin e naftës për femerët, u hapën zyrat ditën e shtuanë gjatë heshtjes zgjedhore. Ditë pas dite do të dalin fakte sesi është rritur numri i të punësuarve në administratën publike dhe sesi është bërë presioni ndaj tyre që të votojnë partinë Socialiste.

Edi Rama nuk i ka fituar zgejdhjet, ai i bleu ato por sërish nuk ja doli”- ka thënë zëdhënësja e LSI në deklaratën për shtyp.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button