Aktualitet

U vra në atentatin ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim

Familja e Andi Malokut, i mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arian Ndoja, ka kërkuar më Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj dy të pandehurve, dështoi sërish, për mungesë të avokatëve.

I thirrur në këtë seanca ishte dhe prokurori Arian Ndoja, por edhe ai nuk u paraqit.

Procesi për atentatin e bujshëm ndaj Prokurorit dhe dy personave të tjerë pritet të gjykohet në themel, por dy seancat e para kanë dështuar.

Shuma e dëmshpërblimit do të caktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme në ngarkim të Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.

Në atentatin e nëntorit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit u plagos prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut), si edhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button