Aktualitet

Vdekja e tre turistëve kosovarë, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen tragjike. Mjekët: I kemi detoksifikuar dhe çdo gjë …..

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e tre turistëve kosovarë pas konsumimit të kërpudhave helmuese, të cilat i kishin mbledhur në Gjirin e Lalëzit.

Burime nga qendra shëndetësore Manëz bëjnë me dije se më datë 5 maj rreth orës 11:30 turistët kosovarë janë paraqitur në qendër me simptoma helmimi nga ushqimi dhe të vjella, si dhe u kanë treguar mjekëve për konsumimin e kërpudhave.

Dy mjekët e proceduar penalisht i kanë dhënë kujdesin e nevojshëm dhe sipas burimeve nga qendra mjekësore, pasi pacientët janë përmirësuar ata kanë lënë ambientet e klinikës.

Mjekët kanë deklaruar se i kanë detoksifikuar dhe çdo gjë e kanë kryer ashtu siç duhet.

Pasi kanë lënë qendrën shëndetësore në Manëz dhe kanë shkuar në shtëpi gjendje e turistëve është përkeqësuar dhe ndaj ata kanë telefenuar shërbimin e urgjencës së spitalit të Durrësit për të marrë kujdesin e nevojshme mjekësore.

Duke parë gjendjen e tyre të rënduar shëndetësore, spitali i Durrësit është përkujdesur për t’i reanimuar për përballimin e transportit drejt Tiranës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button