Bota

VIDEO/ 50 vjeçari futet në dyqanin e pijeve alkolike, rreh brutalisht dy gra

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një burrë ka dhunuar brutalisht dy gra aziatike, në një dyqan në Baltimore.

Sipas mediave të huaja, 50-vjeçari Darly Doles, ka hyrë në një dyqan pijesh alkoolike dhe ka sulmuar pa pushim dy gratë. I gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugë, e pamjet janë vërtetë tronditëse.

Sakaq, 50-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza për sulm të rëndë me dashje.

Nga krahu tjetër, janë ende të paqarta arsyet që e dërguan Doles të kryente aktin e dhunshëm.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button