Aktualitet

Vijon proçesi i vaksinës anti-Covid/ Refuzohet vaksina AstraZeneca

13.130 vaksina anti-Covid janë kryer që nga nisja e këtij procesi në rrethin e Gjirokastrës, ku përfshihen AstraZeneca, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik. Ky proces duket se po ecën normalisht në Gjirokastër dhe numri i vaksinave që kryhen shkon rreth 150 të tilla në ditë. i vetmi shqetësim i vërejtur deri tani është refuzimi i vaksinës AstraZeneca nga një kategori qytetarësh, të cilët duket se nuk kanë besim tek kjo e fundit. Sa i takon pjesës tjetër duket se çdo gjë po ecën normalisht e madje vetë qytetarët e kanë pohuar këtë fakt edhe për kamerën tonë.

Qarku Gjirokastër ka qenë një vatër e nxehtë sa i takon numrit të qytetarëve të prekur me Covid-19, kjo në përpjestim me numrin e popullsisë. Aktualisht nga të dhënat e marra pranë drejtorisë së Shëndetit Publik mësohet se në Gjirokastër janë aktive 62 raste, ndërsa mjekët epideomologë shprehen optimistë për situatën e ditëve në vijim ku sigurisht i referohen edhe marrjes së vaksinës kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button