AktualitetBota

Vrasja e 20-vjeçares, dalin provat e reja: Çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së çiftit(VIDEO)

Prova të reja po dalin vazhdimisht në dritë për vrasjen makabre të 20-vjeçares Caroline disa javë më parë në Glyka Nera të Greqisë. E reja u vra nga grabitësit që u futën në shtëpinë e saj, ku jetonte me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të vopgël.

Mediat greke raportojnë se kanë dalë video të reja nga kamerat e sigurisë, japin më shumë detaje rreth një makine të dyshimtë dhe një motoçiklete, e cila u zhvendos në zonë, disa minuta pas  orës 05:00 mëngjesit fatal të 11 majit.

Ndërkohë, që në një një video një javë më parë u pa një makinë e dyshimtë, disa minuta pasi u kthye nga rruga Diadochou Pavlou në Lavriou Avenue. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar n jë makinë dhe një motor të dyshimtë në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ishte ora 5.30 e mëngjesit dhe pak minuta më herët autorë kishin kryer krimin brutal në shtëpinë e pilotit të helikopterit të aviacionit civil në rrugën Panagouli. Ata i morën jetën e gruas së tij dhe nënës së vajzës së tyre 11 muajshe, ndërsa morën edhe 10,000 euro dhe bizhuteritë që kishin në shtëpinë e tyre.

Në emisionin  investigativ “Dritë në tunel”, një shikues dërgoi pamje të reja video, të cilat tregojnë një makinë të errët dhe një motor.

Materiali specifik është nga kamerat CCTV nga shtëpia e tij në rrugën Karaiskaki, afër shtëpisë së çiftit. Makina e errët kalon në orën 05:07 të mëngjesit të së martës 11 maj dhe katër minuta më vonë, në 05:11, kalon motori, drejtuesi i të cilit duket se ka veshur një xhup me kapuç. Ky material do të shqyrtohet nga autoriteti kompetent policor. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button