Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit/ Hetim penal dy zv.drejtorëve të Policisë së Elbasanit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal mbi dy zëvendësdrejtorët e policisë në Elbasan Albert Nushi dhe Niko Palla e patrullën e policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Hetimet për rastin po kryen në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit, ndërsa sipas të dhënave vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve.

Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje. Burime për ABC bëjnë të ditur se janë mbi 10 punonjës policie dhe dy zv/drejtorët që janë në hetim nga SHÇA.

Kujtojmë se Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë nga një përplasje e armatosur më 21 prill në Elbasan. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button