Analiza

Ylli Dylgjeri: Ervin Bushati apo Ervin Bullshit?

Nga Ylli Dylgjeri –Deputeti socialist Ervin Bushati, një prej firmëtarëve të nismës së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “FrontLine”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço. Duke degjuar Ervin dhe duke u konsultuar me ligjin, Kushtetuten, dhe logjiken formale kam keto kontestime nga intervista e Tij:

1.Nuk ka asgje te perbashket me votimin ne SHBA, sepse atje veprimi kongresit u krye pas shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme nga Guvernatorit i Washingtonit.DC

2. Ky kuvend eshte duke zhvilluar veprimtari jashte kufijve ligjore te parashikuat ne Kodin zgjedhor, kur ne te vertet veprimtaria e tij duhet te ishte mbyllur 30 dite perpara dites se zgjedhjeve. neni 77 Kodi Zgjedhor

3. Neni 65, pika 1, parg 2, parasheh qe situaten ne te cilen ndodhemi ne, (rastin kur ka ndryshuar periudha zgjedhore)jane kryer zgjedhjet, pritet shperndarja e mandateve, qe do te thote se çdo perpjekje per komisione dhe inisiativa ligjberese eshte jo kushtetuese nje muaj perpara zgjedhjeve. Ne kete kuptim behet e pamundur veprimtaria e parlamentit perveç gjendjes jashtezakonshme.Tjeter, eshte e vertete qe Presidenti referuar nenit 86 te Kushtetutes eshte perfaqesues i popullit, por sistemi qe e zgjedh ate eshte politik…per fat te Metës dhe Bushatit.

4. Kush i tha Bushatit qe Presidenti duhet qe ne zbatim te nenit 67 te Kushtetutes do ta mbledhe Kuvendin e ri me larg nga 10 diteshi i i rezultatit te zgjedhjeve…?Qe do te thote jo ne 9 shtator, por ne 9 korrik psh?

Tjeter, ne rast se Komisioni Hetimor ne diten e mbledhjes qenka kushtetues, ku e gjen Bushati dispoziten ligjore qe te justifikoje veprimtarine e komisionit jashte kufijve ligjore?

Te gjitha keto arsyetime ligjore, me dergojne si perfundim se publiku sot ne News 24 degjoi jo Ervin Bushatin po Ervin Bullshit-in?

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button